PARASHTRIMI I ANKESAVE
(Rregullat 25 dhe 26 të Rregullores së punës të PSHDNJ)

Kush?
Çdo person i cili nuk punon për Misionin EULEX në Kosovë, dhe i cili ankohet se ka qenë viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Misionit EULEX në Kosovë gjatë zbatimit të mandatit ekzekutiv të tij.

Ankuesi (personi që e bën ankesën) mund të përfaqësohet nga ndonjë avokat ose përfaqësues tjetër sipas dëshirës së tij ose saj. Në këtë rast duhet të plotësohet autorizimi.

Çka?
PSHDNJ do t’i shqyrtojë vetëm ato ankesa që kanë të bëjnë me këto shkelje të pohuara e të cilat kanë ndodhur në Kosovë pas datës 9 dhjetor 2008. Shkelja duhet të jetë shkaktuar nga misioni EULEX në Kosovë gjatë zbatimit të mandatit ekzekutiv të tij.

Paneli nuk do t’i shqyrtojë procedurat dhe seancat gjyqësore të kryera nga gjykatat në Kosovë.

Kur?
Ankesa duhet t’i parashtrohet Panelit para datës 9 shtator 2010 ose brenda gjashtë muajve nga data e shkeljes së pohuar, varësisht cila është më e favorshme për ankuesin.

Si?
Ankesa duhet të paraqitet me shkrim. Ankesa nuk mund të bëhet me telefon. Ankuesi mund ta përdorë gjuhën Angleze, Shqipe ose Serbe.

Normalisht, ankesa duhet të bëhet në formularin përkatës dhe të shoqërohet me dokumente dhe vendime përkatëse (nëse ka), sipas udhëzimeve në formular.

Nëse ankesa paraqitet me anë të letrës, në të duhet të përcaktoni, të paktën në formë të përmbledhur, lëndën e ankesës në mënyrë që ajo të shqyrtohet më tej.

Ku?
Ankesa mund të parashtrohet të mërkurave dhe të enjteve prej orës 10.00 - 12.00 në 

Ndërtesa e PSHDNJ (HRRP-Building),
Rr. Rrustem Statovci nr. 29,
10000 Prishtinë, Kosovë

Përndryshe, ankesa mund të dërgohet edhe me faks në 038-78 7711 ose me email në office@hrrp.eu .

Nëse ankesa dërgohet me faks ose email, ankesa origjinale e nënshkruar duhet të dorëzohet Brenda katër javëve nga data kur është dërguar faksi ose emaili.